Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore për Kongresin arsimor të Lushnjës

Instituti Albanologjik i Kosovës do të organizojë të mërkurën (13 tetor 2021) tryezën shkencore, “Kongresi arsimor i Lushnjës dhe gjuha shqipe”.

Kjo konferencë e cila organizohet në 100- vjetorin Kongresit arsimor të Lushnjës, ishte planifikuar të mbahet vitin që shkoi, por koronavirusi pamundësoi mbajtjen e saj.

Kongresi arsimor i Lushnjës i filloi punimet më 15 gusht 1920.

Gjuhëtari Sejdi Gashi, bashkëpunëtor shkencor në IAP ka thënë për KALLXO.com se në këtë kongres u morë vendime të rëndësishme për arsimin shqipe.

“Arsimi fillor u bë i detyrueshëm. U miratua  programi sintetik për shkollën fillore dhe programi analitik i përjavshëm. U miratuan 219 terma për gjuhën, aritmetikën e gjeometrinë, gjithashtu u hartuan modelet e orareve, dëshmive shkollore dhe i dokumentacionit tjetër shkollor”, ka thënë Gashi.

Në kongres, sipas Gashit vendos që prej klasës së III-të fillore e tutje të mësohej edhe një gjuhë e dytë.

Tryeza shkencore, “Kongresi arsimor i Lushnjës dhe gjuha shqipe” do të jetë një ditore dhe nis në ora 10:00 në IAP.

Programi i tryezës: