Situata politike, AAK mbledh shoqatat e dala nga UÇK-ja, përfaqësues të të pagjeturve dhe ish-të burgosurve politik

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka organizuar sot një tryezë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta UÇK, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve. Gjatë kësaj tryeze është  duke u diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Një ndër çështje e diskutuara në këtë tryezë është çështja e Ligjit të pagës minimale dhe lënia jashtë tij e veteranëve.

Besnik Tahiri, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë në hapej të takimit se kjo tryezë ka për qëllim bashkëbisedim të hapur për çështje që preokupojnë këto shoqata.

“Kjo është tryeza e tretë. E para ishte me sindikata, tryeza e dytë ishte me shoqërinë civile, media dhe tryeza e tretë me një kategori që përfaqësojnë personalitete që i kanë dhënë shumë lirisë e vendit. Ka për qëllim një bashkëbisedim të hapur për çështje që juve ju preokupojnë”- ka thënë Tahiiri.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për politikë të gabuar dhe të rrezikshme në raport me çështjen e veteranëve.

Ai tha se lufta e UÇK-së është e shenjtë.

“Sot si politikë jemi duke bërë disa gabime që janë shumë të rrezikshme. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës tonë për liri. Sjellja e Kurtit është jo njerëzore, jo kombëtare dhe jo institucional”- ka thënë Haradinja.

Hardaninaj ka thënë se ai është veteran i vërtetë, e jo sikurse Kurti, që siç ka thënë ai, “prej kafeve që ka pi me serbë ka shkuar në zyrë të Adem Demaçit”.

“Unë jam veteran i vërtetë. Nuk jam Albin Kurti që prej kafeve që ka pi me serb ka shku në zyrë të Adem Demaçi. Nuk jam Mimoza Kusari se unë e di a janë kanë veteran i rrejshëm apo të vërtetë. Këto që i thash nuk i thash me i nxit shoqatat. Mendoj që me situatën që jem duhet të sillemi sa më me respekt”- ka thënë ndër të tjerash Haradinaj.

Ai tha se AAK ka propozuar mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe ka kërkuar ndihmën e partive tjera opozitare.

Kurse, Xhavit Jashari nga Shoqata e familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së është Qeveria aktuale ka harruar rrugën me plotë sakrifica për lirinë e vendit.

Ai ka thënë shoqata e dala nga lufta e UÇK-së  nuk do të marrin asnjë hap për Ligjin për pagën minimale deri në vlerësimin e kushtetueses.

“Ne sot i diskutuam bashkërisht edhe me organizatën e veteranëve është mirë që të gjithë ata që gjinden në atë institucion mos me keqpërdor besimin që ua kanë dhënë qytetarët e këtij vendi. Për Ligjin për pagën minimale, deri në interpretim të Kushtetueses do të presim”- Jashari.

Javën e kaluar AAK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese Ligjin për pagën minimale.