Vetura Zyrtare në bregdet

Qeveria nxjerr vendim për t`ua ndaluar ekskurzionet zyrtarëve shtetëror me vetura zyrtare

Kabineti qeveritar ka aprovuar në mbledhjen e së enjtes një vendim me të cilin synon t`ua ndalojë zyrtarëve shtetëror keqshfrytëzimin e veturave zyrtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë do të kërkojnë nga Policia e Kosovës t`ua kërkojë autorizimin zyrtarë nëse e kanë të aprovuar të kalojnë kufijtë me vetura zyrtare.

“Të miratohet vendimi me të cilin urdhërohen zyrtarët që përdorimi i veturave të zyrtarëve ta bëjnë me autorizim dhe në mënyrë strikte”, tha Haradinaj.

“Të obligohet edhe Policia e Kosovës që në rast të ndaljes së veturës zyrtare, të sheh autorizimin. Bëhet fjale për makinat zyrtare të Kosovës që dalin jashtë vendit, të ketë një shkresë/autorizim nga personat përgjegjës, por të mos ketë lëvizje pa leje”, tha Haradinaj.

Kallxo.com ka raportuar disa herë për shëtitjet e zyrtarëve të shtetit me vetura zyrtare nëpër pika turistike bregdetare të Shqipërisë dhe të Malit të Zi.

https://kallxo.com/foto-vetura-zyrtare-ne-deti/

https://kallxo.com/sqarohet-prezenca-e-vetures-zyrtare-te-kosoves-ne-ulqin/

.