Zyrtarët e Kosovës që janë në Listën e Zezë - Foto: Rtv21

Këta Zyrtarë Janë të Padëshiruar në Amerikë

Zyra Amerikane për Kontroll të Aseteve të Huaja, zyrë kjo që funksionon në kuadër të Thesarit Amerikan, ka përditësuar listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në ShBA.

Në këtë listë vazhdon të mbetet emri i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, si person i padëshiruar në këtë shtet.

Përveç tij, pjesë e kësaj liste janë edhe dy deputetë të kësaj legjislature: Daut Haradinaj nga AAK si dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje.

Ndërkaq, nuk mungojnë as emra kryetarësh të komunave, ku ndër ta është Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe ish-deputetët e PDK-së, Azem Syla e Rrustem Mustafa.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe emra të tjerë shqiptarësh të Maqedonisë.

Lista e plotë e personave të cilëve u ndalohet hyrja në ShBA:

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Rexhep Selimi

Sami Lushtaku

Rrustem Mustafa

Azem Syla

Ramiz Lladrovci

Emrush Xhemajli

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Habibi

Avdyl Jakupi

Ismet Kryeziu

Isak Musliu

Maliq Ndrecaj

Emrush Suma

Sami Ukshini

Muhamet Xhemajli

Haradin Bala

Besnik Kelmendi

Elvis Kelmendi

Liridon Kelmendi

Naser Kelmendi

Safet Durguti

Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)