Drita i jep leksion Dukagjinit në shtëpi të vet (Foto)

Drita ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dukagjinit me rezultat 4-0, në stadiumin “18 qershori” në Klinë, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit e nisën mirë takimin, pasi në minutën e 9’ kaluan në epërsi me Xhevdet Shabanin.

Epërsinë e dyfishoj Bunjamin Shabani në minutën e 44’ pas një aksion të bukur të realizuar nga futbollsitët e Dritës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, për ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Edhe në pjesën e dytë, Drita i shënoi dy gola për rezultatin 4-0.

Xhevdet Shabani shënoi për 3-0, një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 75’.

Për rezultatin përfundimtar për 4-0, u përkujdes Betim Haxhimusa në fundin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Drita ka grumbulluar 6 pikë, me dy fitore dhe një humbje nga tri xhiro.

Ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë nga dy ndeshje, pasi ndeshjen me Prishtinën e cila i përket xhiros së dytë do ta zhvilloj në shtator.