Ilustrim

Dënohen Sulmuesit e Dëshmitarit të Fajdesë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me  burgim dy të akuzuarit N.P. dhe L.K. pasi kishin tentuar ta privojnë nga jeta një dëshmitar të një rasti penal në janar të vitit 2017-të.

Siç ka njoftuar Gjykata, i akuzuari me iniciale N.P. është dënuar me dy vite e gjysmë burgim, kurse L.K. është dënuar me 3 vjet burgim.

“I Akuzuari L.P. nga Prizreni, për shkak të  veprës penale, të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së  i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje pre 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1  të  KPRK-së, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro”, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prizrenit.

“I akuzuari me iniciale L.K. nga Prizreni për veprën penale  vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim” është bërë e ditur nga ana e Gjykatës përmes një njoftimi për media.

L.P. dhe L.K akuzoheshin se me datën 11.01.2017, rrethe orës 17 me dashje kishin tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale I.K. në punëtorin e tij e cila gjendet në Prizren, me qëllim që mos të dëshmoj si dëshmitarë në një proces gjyqësorë.

KALLXO.com pati raportuar lidhur me sulmin që i ishte bërë dëshmitarit të rastit të fajdesë Ibrahim Kazani.

http://kallxo.com/ekskluzive-rrefehet-deshmitari-plagosur-gjyqit-per-fajde/

http://kallxo.com/plagoset-deshmitari-fajdeve-nje-dite-para-deshmise-ne-gjykate/

http://kallxo.com/ekskluzive-bastisjet-pas-vrasjes-se-hekuran-morines-video/

http://kallxo.com/bernard-perlazri-shan-kercenon-dhe-kerkon-te-gjykohet-nga-eulex-i/