Foto-ilustrim

Plagoset Dëshmitari i Fajdeve, Një Ditë Para Dëshmisë në Gjykatë

Dy persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e lënë të plagosur.

Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:25 minuta.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Fleming” në Prizren. Veprën dyshohet se e kanë kryer dy persona. Njësitet tona janë në fazën e grumbullimit të informacioneve, saktësisht janë duke kontrolluar edhe kamerat për të evidentuar personat e dyshimtë”, tha Berisha.

KALLXO.com ka kuptuar se personi i plagosur është Ibrahim Kazazi, i cili është i përfshirë në një rast të fajdeve.

Gjykatësja e rastit nga Krimet e Rënda në Prizren, njoftoi se në këtë lëndë janë të akuzuar dhjetë persona, dy prej të cilëve ndodhen në arrati.

Ajo njoftoi se seanca e rastit të fajdeve e planifikuar të mbahej për ditën e sotme nuk është mbajtur me arsyetimin se i dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit Ibrahim Kazazi ka munguar për shkak të rastit të ndodhur një ditë më parë.

Si rezultat i kësaj, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seancat e radhës sipas gjykatëses janë planifikuar të mbahen më 7 dhe 8 mars 2017.

Në mesin e personave të akuzuar për fajde është edhe Bernard Perlazri, i cili në një lëndë tjetër është i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës.

http://kallxo.com/bernard-perlazri-shan-kercenon-dhe-kerkon-te-gjykohet-nga-eulex-i/

http://kallxo.com/ekskluzive-bastisjet-pas-vrasjes-se-hekuran-morines-video/

http://kallxo.com/ja-si-u-arrestua-i-dyshuari-per-vrasjen-e-hekuran-morines/

http://kallxo.com/paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-hekuran-morines/