Brescia- Juventus, publikohen formacionet zyrtare (Foto)

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Brescia – Juventus, e cila luhet në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Juventusi në këtë ndeshje do të luaj pa yllin e kësaj skuadra Cristiano Ronaldon, i cili ka pësuar një lëndim të vogël.

Po ashtu, për bianconerët do të mungojnë edhe Chiellini, Douglas Costa, De Sciglio, Perin dhe Pjaca.

Maurizio Sarri, sonte ka vendosur që të luaj me formacionin 4-3-1-2.

Në mesfushë për herë të parë si startues do të luaj Adrien Rabiot.

Ndërsa sulmi do të përbëhet nga Higuain dhe Dybala, të mbështetur nga Aaron Ramsey.

Për Brescian, rikthehet të luaj pas suspendimit Mario Balotelli.