Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Pasi Grabiti Kompaninë ku Punonte

Arrestimin e bëri të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I arrestuari sipas policisë punonte si agjent i shitjes në këtë kompani, ndërsa dyshohet se shiti produkte ushqimore të saj në vlerën 10.240 euro, të cilat nuk i dorëzoi në kompani, por në xhepin e vet.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.