30 Mijë Euro për Rehabilitim të Veteranëve

Vendimin për këto mjete e paraqiti ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.

“Duke marrë parasysh nevojat e kategorive te dala nga lufta, janë ndarë 30 mijë euro, në 3 pjesë për 3 kategori, për t’u rehabilituar në banja,” tha Abrashi.

Me kërkesë të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi 10 mijë euro tjera u ndanë për personat me nevoja të veçanta.

Në fillim të mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Mustafa raportoi për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden më 16 e 17 gusht.