Tre të arrestuar për lëndim trupor në Mitrovicë

Në Mitrovicë janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë sulmuar dhe lënduar një person tjetër.

“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në kohën kur viktima Z. H., 53 vjeçar, ishte në lëvizje me veturën e tij në hyrje të qytetit të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia më tutje tregon se 53 vjeçi më pas është sulmuar.

“Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën e rastit, ku si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor”, shpjegohet në komunikatë.

Policia bën me dije se pak orë pas incidentit janë arrestuar personat me inicialet I. A, Sh. A. dhe K. A.

Të arrestuarve, sipas policisë u është caktuar ndalimi policor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rastit.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të ngjashme.