Ilustrim

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se goditi një burrë me mjet të mprehtë

Një burrë është arrestuar në Drenas më 11.03.2024, nën dyshimin se kishte goditur një tjetër me mjet të mprehtë.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistrimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.