Foto: Ilustrim

Rrahet me mjete të forta një person në Shtime, arrestohen tre të dyshuarit

Tre persona dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta një person në fshatin Belincë të Shtimes më 13.03.2024.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas edhe në Emergjencë në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka thënë ai.

Ndërsa ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar: N.Q., 41-vjeçar, S.Q., 44-vjeçar dhe S.Q., 20-vjeçar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.