Ferizaj, 61-vjeçari arrestohet për dhunë në familje, lëndim trupor e armëmbajtje pa leje

Sot rreth orës 11:25 Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Greme është një rast i dhunës në familje.

Sipas komunikatës së Policisë, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar personin A.A., 61-vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit – pistoletë, me 11 fishekë.

Rasti është cilësuar si – dhunë në familje; lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.