Thaçi Përmend Anti-Protestë

Sipas Mustafës kjo çështje ka bërë më shumë bujë se ç’është në të vërtetë.

“Do të thërrasim seancën e Kuvendit, në fakt do ta thërrasë Kuvendi [seancën] për zgjedhjen e presidentit. LDK është parti institucionale dhe shtetformuese. Do të bëjmë përpjekje që të respektohet çdo shkronjë e kushtetueses për zgjedhjen e presidentit”.

E për Thaçin kjo ka qenë e ditur qysh me nënshkrimin e marrëveshjes mes PKD-së e LDK-së.

“Opozita kanë të drejtë me protestë, por kauza nuk është e drejtë. Jo pushtetin me dhunë. Duhet të respektohet vullneti i qytetarëve, jo i 2-3 liderëve,” tha Thaçi.

Ai tha se partitë në koalicion do të mund të mblidhnin më shumë protestues se opozita.

“Ne për dy ditë do të mund t’i mblidhnim 1 milion njerëz në mbrojtje të republikës. Çka pastaj? Pushteti fitohet vetëm me zgjedhje e jo me dhunë në rrugë,” tha Thaçi.

I pyetur për përshëndetjet e tij në gjuhën serbe në Bruksel, Kryeministri Mustaafa tregoi se çfarë arriti me këtë përshëndetje.

“Mu m’ke detyru me msu gjuhën shqipe m’ka thënë Vucici, masi e kam përshëndetë në serbisht,” tha Mustafa.

Por shtoi se “nuk mund ta mbrojmë republikën nëse vazhdojmë të ulërasim serbisht nëpër sheshet tona”.

Ndërsa sa i përket 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë, datë në të cilën do të protestojë edhe opozita, Mustafa tha se kjo është ditë feste.

“Kremta e 17 shkurtit, kremte e mburrjes e përkushtimit për rezultatet që i kemi arritur e do t’i arrijmë,” tha Mustafa.

Ndaj deklarimeve të Mustafës e Thaçit reagoi edhe kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri.

“Përfaqësuesit e ‘Zajednicës’, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar,” tha Ymeri në reagim.