Thaçi - Meta - foto H.Th. - FCB - 02.01.2019

Thaçi e Meta festojnë bashkë 2019-ën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta.

Të dy presidentët në një fotografi të publikuar nga presidenti Thaçi, shihen teska pijnë nga një gotë verë dhe festojnë Vitin e Ri.

Fotografisë, presidenti Thaçi ia ka bashkangjitur edhe urimin për Kosovën e Shqipërinë.

“Urime Kosovë! Urime Shqipëri! Urime gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.