Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Sulmohet seksualisht një grua në Zubin Potok, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Zubin Potok.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar një ditë më parë, më 12.05.2024, dhe se i dyshuari tashmë është arrestuar.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.