Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Bislimi udhëton drejt në Hungarisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bilsmi do të qëndrojë dy ditë në Budapest. Atje do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit dyditorë në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika”- thuhet në njoftimin ZKM-së më 13.05.2024.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.