Hashim Thaçi në ditën kur dha betimin si President i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Thaçi e Haradinaj, Kërkesë Kuvendit për Seancën e Demarkacionit

Para 10 viteve, Hashim Thaçi në cilësinë e Kryeministrit kishte dorëzuar në kuvend këresën për seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Pavarësisë. Vetëm një ditë para se Kosova të festojë një dekadë shtet, Thaçi në cilësinë e Presidentit ka bërë përsëri kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, por kësaj radhe për diçka tjetër.

Presidenti Thaci bashkë më Kryeministrin Ramush Haradinaj kanë adresuar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për këtë të diel, me të vetmen pikë të rendit të ditës, votimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Mbledhja e kryesisë për të shqyrtuar kërkesën do të mbahet sonte në orën 18:00.