Studimi: Mbi 60% e popullsisë botërore i përdor mediat sociale

Më shumë se 60% e popullsisë globale – mbi 5 miliardë njerëz – i përdor në mënyrë aktive mediat sociale, sipas hulumtimeve të fundit.

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.7% gjatë vitit të kaluar, sipas llogaritjeve nga kompania këshilluese dixhitale Kepios në raportin e saj të fundit tremujor.

Përdoruesit e rrjeteve sociale po i afrohen numrit prej  5.19 miliardë, ose 64.5% e popullsisë së botës.

Ka dallime të konsiderueshme midis rajoneve. Vetëm një person nga 11 sosh në Afrikën Lindore dhe Qendrore i përdor mediat sociale. Në Indi, tani kombi më i populluar në botë, shifra është një në tre.

Koha e shpenzuar në rrjetet sociale është rritur gjithashtu me dy minuta në 2 orë e 26 minuta në ditë. Përsëri, ka pabarazi të mëdha, ku brazilianët shpenzojnë mesatarisht 3 orë e 49 minuta në ditë në mediat sociale, ndërsa japonezët shpenzojnë më pak se një orë.

Përdoruesi mesatar i mediave sociale është në shtatë platforma.

Meta zotëron tri nga aplikacionet më të preferuara: WhatsApp, Instagram dhe Facebook.

Kina ka tri aplikacione, WeChat, TikTok dhe versionin e saj lokal Douyin.

Twitter, Messenger dhe Telegram përfundojnë platformat kryesore të mediave sociale./The Star

Përgatiti: Nuhi Shala