Zyrtare: Sami Sermaxhaj trajner i Drenicës

Skuadra e Drenicës ka njoftuar se është bërë me trajner të ri.

Sami Sermaxhaj do ta udhëheq skuadrën e Drenicës deri në fund të sezonit ka bërë të ditur klubi nga Skenderaj.

Sermaxhaj vjen në vend të larguarit Bledar Devolli i cili dha dorëheqje para dy jave nga posti i trajnerit.

Ndihmës trajner është emëruar Petrit Rushiti.

Drenica aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë me 27 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.