Zyrtare: Drenica e transferon futbollistin e Ballkanit (FOTO)

FC Drenica, sot i ka prezantuar dy përforcime të reja.

Qendërmbrojtësin Edmond Turkun dhe mbrojtësin anësor Muharrem Musa.

Drenica ka konfirmuar se transferimi i Edmond Turkut, ishte kërkesë e trajnerit të këtij klubi, Gani Sejdiu, për ta sjellë në Skenderaj, futbollistin e Ballkanit.

Po ashtu Drenica, e ka prezantuar edhe Muharrem Musan, i cili është mbrojtës anësorë.

Musa është produkt i shkollës së futbollit “Drenica”.

Për largimin e Edmond Turkut, ka njoftuar edhe skuadra e Ballkanit.