Kreshnik Uka futbollist i javës në Superligën e Kosovës

Qendërsulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në Futboll për xhiron e 15-të.

Ai arriti që të shënoi tre gola në takimin që Drenica e humbi me rezultat 5:3 kundër Llapit.

Me këta 3 gola, ai është bërë futbollisti i parë që ka arritur që të shënoi hat-trick këtë sezon.

Uka ka realizuar gjithsej 9 gola këtë edicion, duke u radhitur në listën e golashënuesve më të mirë të BKT Superligës, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, FC Drenica.

“Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.