Zyrtare: Përparim Islami i bashkohet Dritës

Drita ka njoftuar se e ka transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Përparim Islamin.

Skuadra gjilanase ka njoftuar se Përparim Islami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Dritës.

“Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit. Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë. Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik”, ka njoftuar skuadra e Dritës.

Përparim islami ishte pjesë e Feronikelit deri në përfundimin e këtij sezoni.