Arbnor Muja duke nënshkruar kontratë tre vjeçare me Royal Antwerp | Foto:Royal Antwerp FC

Ishte i jashtëzakonshëm përballë tyre, Arbnor Muja zyrtarisht nënshkruan për Royal Antwerp

Paraqitjet e jashtëzakonshme në garat evropiane të Arbnor Mujës, ku dy prej tyre i zhvilloi kundër skuadrës së njohur belge Royëal Antwerp, nuk mbeten pa rënë në sy të kësaj të fundit, që e rekrutoi në radhët e veta.

Sulmuesi anësor kosovar Arbnor Muja është prezantuar ditën e sotme tek skuadra belge, Royal Antwerp FC nga klubi gjilanas, FC Drita.

“Muja vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës”, ka shkruar klubi belg.

“Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11”, thuhet në njoftim.

23 vjeçari Muja ishte pjesë e klubit Drita ku pas përballjes në kuadër të kualifikimeve në garat evropiane, klubi belg pagoi 400 mijë euro për transferimin e tij duke e bërë kështu më të shtrenjtin në futbollin kosovar.

Arbnor Muja duke nënshkruar kontratë tre vjeçare me Royal Antwerp | Foto: Royal Antwerp FC