Prishtina befasohet nga Drenica në Skenderaj

Drenica ka vazhduar me formë të mirë duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Superligë.

Denisson shënoi për 1-0, për ta kaluar Drenicën në epërsi në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Për 2-0, shënoi Baton Zabërgja në minutën e 64’.

Prishtina e ngushtoi epërsinë në minutën e 74’ me golin e Otto Johnit.

Pas kësaj fitoreje Drenica grumbullon shtatë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë me shtatë pikë

Kurse, Prishtina mbetet në vendin e dytë me vetëm një pikë, me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshje.