Xavi, trajneri i ri i Barcelonës

Xavi Hernandez do të udhëtojë për në Barcelonë të shtunën dhe do të prezantohet si trajneri i ardhshëm i Barcelonës në “Camp Nou” të hënën.

Asgjë nuk do të deklarohet si zyrtare derisa nuk kanë përfunduar procedurat tjera sa i përket kontratës.

Mësohet se Xavi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024.

Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barças, Sergi Barjuan./21Media