Koman pritet të zëvendësohet nga Martinez te Barcelona

Trajneri Roberto Martinez po shihet si personi favorit për të zëvendësuar në stolin e FC Barcelonës, trajnerin Ronald Koman.

Kjo vjen si pasojë që në ndeshjet e fundit skuadra e Barcelonës nuk ka arritur të këtë rezultate të mira.

Gjigandi katalunas është duke e pritur momentin e duhur për të bërë këtë, raporton GOAL.com.

Barcelona pas ndeshjes se djeshme që u ndal në një barazim me Granadën, të enjten takohet me Cadiz ndërsa në fundjavë e pret në shtëpinë e saj Levanten.

Ndryshimi në stafin teknik nuk pritet të ndodhë këtë javë.

Periudha kur pritet që Barcelona ta zëvendësoj Komanin do të jetë periudha kur kombëtaret evropiane zhvillojnë ndeshjet e tyre në muajin tetor.

Gjithashtu për postin e trajnerit është përfolur edhe emri i ish lojtarit të Barcelonës, Xavi që kohë më parë kishte shprehur dëshirë për të marr në drejtim ish skuadrën e tij.

Martinez për momentin drejton kombëtaren e Belgjikës dhe është i fokusuar në ndeshjet e kombëtares.