Foto: Liria/ Facebook

Zyrtare: Liria prezanton trajnerin e ri nga Italia

Sot edhe zyrtarisht skuadra prizrenase Liria, ka prezantuar trajnerin e ri nga Italia, Alberto Vicenzo Anesse.

Në komunikatën e klubit në Facebook, thuhet se fillimisht kryetari i Lirisë Ilijaz Ilijazi e prezantoi trajnerin para lojtarëve pastaj trajneri bëri paraqitjen e tij duke shpalosur disa nga pikëpamjet e tij para futbollistëve.

Trajneri i ri i Lirisë, ditën gjithashtu e ka filluar edhe me stërvitje me skuadrën e tij.

Itaiani Annese është vetëm 34-vjeçar. Ai së fundi ka drejtuar skuadrën PSIS Semarang në Indonezi, ndërsa më herë ka drejtuar Armeninë U-19, JFK Saldus të Letonisë, Bechem United të Ganës, Ahli Al Khaleel të Palestinës etj, ndërsa në sezonin 2013-2014 ishte trajner tek Foggia në Itali.

Kështu thuhet në komunikatën e plotë të klubit të Lirisë:

Foto lajm!
KF Liria sot ka prezantuar trajnerin e ri nga Italia, Alberto Vincenzo Anesse. Fillimisht kryetari i KF Liria Ilijaz Ilijazi e prezantoi trajnerin para lojtarëve e në vazhdim vet trajneri bëri paraqitjen e tij dhe shpalosi ca nga pikëpamjet e tija para futbollistëve.
Pas prezantimit sa solemn e sa miqësor, trajneri mbajti seancën e parë stërvitore me lojtarët.
KF Liria ju uron të gjithëve për këtë hap duke shpresuar në përmirësimin e performansës së klubit në vazhdim të kampionatit.
Urime dhe suksese për të gjithë.