Alain Giresse është trajner i ri i Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar Alain Giresse si trajner të ri. Kjo është bërë në një konferencë për media të organizuar nga FFK.

Me këtë rast, kreu i FFK-së, Agim Ademi është shprehur i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje. Po ashtu Ademi është shprehur se do të ketë prurje të reja të lojtarëve në Kombëtare.

Në anën tjetër, trajneri i ri i Kosovës ka thënë se synon krijimin e një ekipi që korrë rezultate të mira.

“Do ta formojmë një ekip që të kemi rezultate ma të mira. Duhet të kemi nje bazë të ekipit, elementi kryesor është që të mos të kemi komplekse që të arrijmë rezultate”, ishin fjalët e para të trajnerit.

“Në jetë ka rrethana të ndryshme, të kaluarën tonë, kam miq nga Kosova që jetojnë në Francë, në një vizitë që kemi pasur në Kosovë ku kryetar atëherë ka qenë Fadil Vokrri, kam pasur lidhje miqësore me të, kur kam dëgjuar për vdekjen e tij jam prekur. Kur ka qenë në kombëtaren e Senegalit, kemi organizuar një lojë miqësore me Kosovën, atëkohë Kosova nuk ka qenë në FIFA, kjo tregon sa të lehtë e kam pasur kontaktin me Kosovën”, ka thënë Alain Giresse para mediave të mërkurën.