Volejboll: Kosova pëson humbjen e dytë në “EuroVolley 2021”

Kombëtarja e Kosovës A në volejboll në kategorinë e vajzave e ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për “Euro Volley 2021”.

Vashat e Kosovës janë mposhtur nga Sllovakia 3:0 me sete, ndeshje e cila u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi.

Seti i parë i takoi sllovakeve me rezultatin 25:15.

Në setin e dytë volejbollsitet kosovare treguan lojë më të mirë duke humbur me shifrat 25:17.

Seti i tretë i takoi Sllovakisë me rezultatin 25:16.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e drejtuar nga Lorik Ilazi do të takohet të dielën me Finlandën.