Volejboll: Peja fiton Kupën e Kosovës

Klubi i Volejbollit Peja e ka fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2020/2021.

Skuadra pejane ka shënuar fitore dramatike 3 me 2 me sete ndaj Ferizajt.

Finalja e madhe u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Seti i pestë i takoi Pejës me shifrat 16-14 duke e rrëmbyer Kupën e Kosovës për këtë sezon.