Volejboll: Drita fiton edhe finalen e dytë ndaj M-Technologie

Klubi i volejbollit Drita, ka shënuar fitore edhe në finalen e dytë të serisë së play –off-it, ndaj M –Technoligoe 3 me 0 me sete.

Pas triumfit të së premtes në Gjilan, mysafiret kanë shfaqur paraqitje akoma më të mirë në ndeshjen e dytë në Prishtinë.

Vashat gjilanase e fituan setin e parë me rezultat 19-25.

Seti i dytë po ashtu i takoi Dritës që e fituan me shifrat 18-25.

Seti i tretë ishte periudha më e zbehtë e ekipit të drejtuar nga Naser Krasniqi, jo vetëm në këtë ndeshje, por nga dy finalet e play-offit.

Kufizimi në vetëm 13 pikë, problemet e shumta në formën e dy kubanezeve dhe humbja e 4 pikëve rradhazi pës mosvendosje të rregullt në fushë, ishin lëshime që i kushtuan me humbjen e thellë 25:13.

Drita tash avanson 2 me 0 në serinë e finaleve dhe është një fitore larg fitores së titullit të kampionit për edicionin 2020/21..

Ndeshja e tretë finale, pritet të zhvillohet të enjten, më 15 Prill 2021 nga ora 15:00 në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.