Volejboll: Drita kampione e Kosovës

Klubi i volejbollit Drita e ka fituar ndeshjen e tretë radhazi në finale ndaj M-Technologie.

Vashat gjilnase kanë fituar 3-0 me sete duke e dominuar edhe takimin e sotëm.

Pas kësaj fitoreje Drita shpallet kampione e Kosovës për herën e pestë në histori.

Vashat e udhëhequra nga Lorik Ilazi në këtë sezon nuk kanë pësuar asnjë disfatë duke treguar superioritetin e tyre gjatë këtij viti.

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ia ka dorëzuar kupën kapitenës së Dritës, Adelajda Prenga.