Volejboll: M-Technologie kalon në finale, përballet me Dritën

Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll në kategorinë e vajzave, M – Technologie ka siguruar finalen e garave të play – off-it.

Vashat prishtinase kanë triumfuar ndaj Skenderajt 3 me zero me sete.

Setin e parë e fituan me shifrat 25-19, setin e dytë 25-20 dhe të tretin 25-20.

Skuadra e drejtuar nga Naser Krasniqi nuk lejoi befasi në ndeshjen e tretë e cila ishte përcaktuese për një vend në finale.

M-Technologie në finale të play-off-it do të takohet me KV Dritën.

Ndeshja e parë finale, mes KV Drita dhe KV M-Technologie do të zhvillohet të premten në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.