Vinicius: S'kam fjetur dy ditë kur erdhi koha të vija në Real Madrid

Sulmuesi në top-formë i Real Madridit, Vinicius Junior, ka treguar momentet kur atij i është ofruar të luante për Real Madridin.

Ai thotë së në momentin kur ka ardhur oferta në drejtim të tij ai nuk ka fjetur dy ditë, raporton fichajes.

“U ktheva në shtëpi dhe babai më tha se Madridi më donte. Mendova se ishte i çmendur. Ditët kalonin dhe një javë më vonë më thirri dhe më tha se kishte dy ditë për të vendosur se ku do të shkonte. Nuk mund t’i tregoja askujt, miqtë e mi. Dhe nuk kam fjetur për dy ditë”, është shprehu Vinicius.

Ai është shprehur i lumtur që ka arritur që të nënshkruajë për Realin dhe thotë së në Real janë lojtarët më të mirë në botë.

“Mendoj se zgjodha mirë dhe jam këtu me lojtarët më të mirë në botë”, thotë Vinicius Junior.

Këtë sezon Vinicius Junior ka luajtur 14 ndeshje për Real Madridin dhe ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.