Veteranët e futbollit të Kosovës të dielën luajnë me veteranët e Shqipërisë

Veteranët e futbollit nga Kosova sot gjatë ditës kanë marrë rrugë për në qytetin e Durrësit në Shqipëri.

Veteranët e Kosovës kanë udhëtuar për në Shqipëri ku do të përballen kundër Shqipërisë, në nder të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ndeshja midis Veteranëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë pritet të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 11:30.

Kjo ndeshje ka karakter miqësor dhe vëllazëror.