Valverde në radarin e Manchester United

Ekipi anglez Manchester United, është në kërkim të trajnerit të ri për klubin pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer javwn e kaluar.

Lidhur më këtë, Manchester United ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde raporton BBC.

Dje Manchester United zhvilloi duelin në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Viarreall dhe në postin e trajnerit ishte Michael Carrik.

Mendohet se një menaxher i përkohshëm me përvojë do të sillte stabilitetin dhe hapësirën e nevojshme për të pasur një vlerësim gjithëpërfshirës të situatës menaxheriale.

Pos Valverdes në listë për trajner të Manchester United nga shumë media janë përmendur edhe emrat e Zidanes dhe Pochetinos.

Valverde sa ishte trajner i Barcelonës arriti që të fitonte La Ligën dhe Kupën e Mbretit në vitin 2018 ndërsa u shkarkuar në janar të 2020.