Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FFK këtë javë emëron trajnerin e ri të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës pritet që gjatë kësaj jave të emërojë trajnerin e ri të kombëtares së Kosovës në futboll.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për Dukagjinin.

“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, ka deklaruar fillimisht Ademi për Dukagjinin.

“E kemi bë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv që i kemi ndarë pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ne. Janë gjermanë, zviceranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë” është shprehur Ademi.

KALLXO.com kishte raportuar edhe më herët për çështje e trajnerit të Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Me 5 janar nga FFK-ja për KALLXO.com kishin deklaruar se janë rreth 50 emra për pozitën e trajnerit të kombëtares së Kosovës.

Që prej shkarkimit të Bernard Challandes në muajin tetor, Dardanët kishin filluar bisedimet me disa trajnerë, derisa në krye të Dardanëve përkohësisht ishte vendosur Primoz Gliha.