Talenti i Bayernit i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se talenti i Bayern Munich, Benjamin Dibrani ka pranuar që ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës.

Dibrani aktivizohet te ekipin U17 te klubi bavarez.

Benjamin Dibrani është pritur nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

17 vjeçari do ta përfaqësoj Kosovën me gjeneratatën U19.

“Një tjetër talent i madh i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez. Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi. Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.