VIDEO - Futbollistët e Kosovës priten me këngë në aeroportin e Zvicrës

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë pritur në mënyrë madhështore në momentin kur kanë aterruar në aeroportin e Zvicrës për ndeshjen e nesërme.

Tifozë dhe bashkatdhetarë nga Kosova që jetojnë në Zvicër, kanë dal në aeroportin e Zurichit, ku kanë pritur me këngë, e kanë pranuar autografe nga futbollistët e kombëtares së Kosovës.

Shumica e futbollistëve kanë nënshkruar në Flamurin e Kosovës në momentin që kanë hyrë në shtetin e Zvicrës.

Në ndeshjen e nesërme pritet të ketë numër të madh të tifozë shqiptarë në stadium.

Kjo ndeshje pritet të jetë speciale edhe për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Andi Zeqirin që pritet të aktivizohen kundër Kosovës për këtë ndeshje.

KËTU mund ta shihni videon.