Lulzim Berisha i ‘Dardanëve’ kërkon falje për gjuhën raciste të përdorur

Kryetari i tifo grupit “Dardanët” Lulzim Berisha gjatë ditës së djeshme ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e përfaqësuesve së Kosovës, Artan Govorin.

Derisa ky i fundit ishte duke mbajtur një konferencë për media, aty kaloi Lulzim Berisha i cili në mes tjerash iu është referuar edhe me një term racist, ofendues ndaj komuniteteve Rom, Ashkali e Egjiptian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Berisha fillimisht ka kërkuar falje për termat fyes duke thënë se termat u përdorën në afekt dhe në nevrikosje e sipër.

“Përmes kësaj shkrese publike, dua të distancohem nga termi që kam përdorur dje në afekt dhe në nevrikosje e sipër. Po ashtu i kërkoj falje publike kujtdo që është lënduar nga unë, pasi e kam thënë atë fjalë. Aspak nuk ishte ai qëllimi im, ngase nuk përkon me karakterin, e as etiken time”, ka thënë Berisha.

Pamjet e përplasjes midis Artan Govorit dhe Lulzim Berishës mund të shikoni KËTU.