FFK: Fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në renovim të plotë

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë do t’i nënshtrohet një renovimi të plotë. Renovimi i kësaj fushe do të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vendimi i FFK-së vjen pas dëmtimit të madh të fushës së stadiumit dhe vendimi i fundit të UEFA-s për të mos zhvillim të ndeshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.

FFK-ja përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se renovimi i stadiumit do të kryhet me investime nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Presidenti Agim Ademi dhe ministri Hajrulla Çeku janë dakorduar për ta transformuar tapetin e këtij stadiumi në fushë hibride të nivelit më të lartë, teksa do të fillohet me punë që nga baza e fushës: drenazhimi, sistemi i ri i ujitjes si dhe për herë të parë kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes. Ky projekt do të sigurojë një fushë moderne, sikur në të gjitha arenat botërore të futbollit, e të cilën e meriton stadiumi ‘Fadil Vokrri’ dhe të cilën e ka kërkuar edhe UEFA”-thuhet në njoftimit e FFK-së.

FFK-ja thotë se nga tani e deri në rinovimin e plotë nuk do të ketë aktivitete në ‘Fadil Vokrri”.

Për këtë arsye sipas FKK-së  ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës, të muajit mars, do të zhvillohen jashtë vendit.

Megjithatë, Federata siguron s stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i gatshëm për të mirëpritur ekipet kombëtare dhe klubet nga edicioni i ardhshëm.

FKK-ja shprehë keqardhje që FC “Ballkani” ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës do të jetë i detyruar ta luajë në “Air Albania’.

“Por jemi të bindur se në të ardhmen nuk do të ketë nevojë që klubet dhe kombëtarja jonë të luajnë larg tifozëve të vet, ngase përveç investimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, tashmë kanë filluar edhe projektet e tjera, siç është stadiumi i qytetit në Gjilan dhe stadiumi ‘Adem Jashari”, derisa në të ardhmen e afërt pritet të realizohen edhe projekte tjera nga ana e ministrisë”- thotë FFK-ja.

FKK-ja thotë se gjendja e rënduar në fushën e ‘Fadil Vokrrit” erdhi për shkak të ngarkesës së madhe të kësaj fushe, duke qenë që ky stadium është i vetëm që është i kategorizuar nga UEFA dhe në këtë stadium është dashur të luhen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pushim.

FFK thotë se ka pasur të angazhuar edhe ekspertin nga UEFA dhe ka angazhuar një kompani të specializuar, por për shkaka të kushteve atmosferike që kanë mbizotëruar në vendin tonë që nga ndeshja me Rumaninë kanë bërë që fusha të dëmtohet në masë të madhe.

“Si pasojë e drezhanimit të dobët por edhe ngarkesës me ndeshje, ka qenë e pamundur që fusha të kthehet në gjendje optimale, ndonëse disa herë falë përkushtimit të stafit të mirëmbajtjes së fushës është arritur të rikthehet bari dhe fusha të jetë e gatshme për lojë”- ka thënë FFK-ja.