Spreji i gjyqtarëve të futbollit bëhet shkak që FIFA të paguaj rreth 120 milionë euro dënim

Pas një beteje të gjatë shtatëvjeçare, ka ardhur dhe vendimi përfundimtar. FIFA do të duhet të dëmshpërblejë krijuesit e ‘’spray’’, që u shërbejnë gjyqtarëve të futbollit për të përcaktuar distancat e sakta në momentin e goditjeve.

Një gjykatë braziliane dënoi FIFA-n për të kompensuar argjentinasin Pablo Silva dhe partnerin e tij brazilian, Heine Allemagne, për shkelje të të drejtës së autorit dhe veprim në keqbesim, raporton bayl.

Vlera e kompensimit do të përcaktohet në një fazë tjetër të procesit, i cili është zvarritur që nga viti 2017 në drejtësinë braziliane.

FIFA do të detyrohet të paguajë 40 milionë eurot e dakorduara, plus gjobat e grumbulluara në 7 vite betejë, duke përfshirë 15 mijë euro për çdo lojë në të cilën është përdorur ‘spray’.

Rezultati është i frikshëm: 120 milionë euro për Pablo Silvan dhe Haine Allemagne.