Foto: Telegrafi.com

Kosova bie në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ngjitet për tri pozita

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar sot renditjen e re të ekipeve kombëtare.

Pas rezultateve jo të mira në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024, Kosova ka rënë një pozitë më poshtë.

Krahasuar me renditjen paraprake, “Dardanët” janë një vend më poshtë, përkatësisht në vendin e 108-të.

Kosova në këto eliminatore deri më tani ka marrë vetëm tri pikë, duke barazuar me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë, ndërsa pësoi ndaj Bjellorusisë.

Në anën tjetër Shqipëria është ngritur për tri pozita nga vendi e 68-të në atë të 65-të.

Kuqezinjtë kanë marrë dy fitore radhazi me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Ndërsa renditja kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili, ndërsa top-5 kompletohet me Anglinë dhe Belgjikën. /Telegrafi