Gianni Infantino. Foto: FFK.

Shefi i FIFA-s, thirrje Kirgizisë: Ndërtoje një stadium

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino, i ka bërë thirrje Kirgizisë që të ndërtojë një stadium kombëtar të futbollit.

Kështu, sipas tij, ky shtet mund të jetë nikoqir i lojërave ndërkombëtare, si dhe të adresojë mungesën e infrastrukturës.

Ish-republika sovjetike nuk ka stadiume moderne, të ndërtuara sipas standardeve ndërkombëtare, për të organizuar ndeshjet e FIFA-s, dhe ekipi i saj kombëtar është në vendin e 96-të në listë.

Në ditën e vizitës së Infantinos, Kirgizia, vend me 7 milionë banorë, e ka inauguruar ndërtesën e re të Unionit të Futbollit në Kirgizi – të sponsoruar nga FIFA – pasi në të kaluarën, kjo organizatë e ka pasur një ndërtesë të vjetër në kryeqytetin kirgiz, Bishkek.

“Kam biseduar me presidentin kirgiz [Sadyr Japarov] për stadiumin kombëtar të futbollit”, ka thënë Infantino.

“Është shumë e rëndësishme, simbolike, por e rëndësishme për zhvillim, në mënyrë që ne të organizojmë lojëra ndërkombëtare në Kirgizi, dhe që ju të shkëlqeni në skenën aziatike dhe në skenën globale”.

Japarov ka thënë se futbolli është sporti më popullor në Kirgizi, dhe se ky shtet ka synime ambicioze.

“Kirgizia ka shumë talentë të mrekullueshëm. Ekipi i burrave në futboll është kualifikuar dy herë për Kupën e Azisë”, ka thënë Infantioni.

FIFA e ka krijuar një ekip për zhvillim të talentëve në Kirgizi, dhe është duke investuar në një akademi të futbollit atje, si dhe në programe për të promovuar sportet në shkolla, si dhe në mesin e grave./ REL