Sami Ujkani pret rezultate pozitive ndaj Jordanisë dhe Greqisë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka folur në konferencë për media para miqësores ndaj Jordanisë.

Ujkani ka thënë se pret rezultat pozitiv ndaj Jordanisë e në veçanti ndaj Greqisë, ndeshje që luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

“I kemi dy ndeshje, me Jordaninë dhe Greqinë që janë të rëndësishme. Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin tonë fitues dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër”, ka thënë Ujkani.

Ai e ka falënderuar trajnerin Bernard Challandes për kontributin e dhënë për Kombëtaren e Kosovës.