Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Samir Ujkani flet për gazetën ‘Marca’, u tregon spanjollëve për historinë e luftës në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, një ditë para ndeshjes ndaj Spanjës, që luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Numri një i “dardanëve” në një intervistë për gazetën spanjollë “Marca”, ka treguar për historinë e shtetit të Kosovës nga viti 1994 deri tani.

“Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjedhja të luaja për Kombëtaren belge. Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luash për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i Torinos, po ashtu ka treguar se sa anëtarë të familjes ka humbur në luftë.

“Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj. Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë luftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shkatërruan, u dogjën. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi kapiteni i Kosovës.

Kosovë – Sevilla, luhet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin “Estadio Olimpico” të Sevillës.