Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ujkani: Gjyqtari mund të them se ishte skandal

Samir Ujkani nuk ka bërë paraqitje të mirë në humbjen e Kosovës me rezultat 0-3, ndaj Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Kapiteni i Kosovës ka thënë se gjyqtari i kësaj ndeshje Tamas Bognas ishte skandaloz. Ai po ashtu e pranoi që kanë gabuar te goli i parë.

“Kemi humbur në mënyrë të çuditshme. Gjyqtari mund të themi se ishte skandal. Shanset i kishim. Kemi mundur të bënim më shumë në çdo aspekt. Ka ndodhur kështu tash dhe e kemi një tjetër ndeshje të vështirë. Nuk kam qejf të flas për gjyqtar, por ai nuk e ka respektuar ekipin dhe Kosovën. Më vjen keq sepse ne provojmë t’i respektojmë të gjithë. Unë gabova dhe e pranuam golin e parë. Por, nuk duhet të jetë kjo arsye pse humbëm. Patëm raste, nuk e deshi fati të shënonim. Provuam, por penalltia na gjunjëzoi. Shkojmë në Spanjë për ta dhënë maksimumin e të kthehemi me pikë në Kosovë”, nënvizoi portieri i Torinos.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë ndaj Spanjës më 31 mars.