PSG publikon listën kundër Leipzig, ky është vendimi i fundit për Messin

Leo Messi edhe zyrtarisht do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që ekipi i tij PSG do të zhvillojë nesër kundër ekipit gjerman Leipzig.

Kjo është bërë e ditur nga ana e klubit francez të cilët kanë publikuar listën për sfidën e nesërme.

Messi braktisi fushën ditën e premte kur PSG fitoi kundër Lille me rezultat 2 me 1 pas një rikthimi nga 0:1.

‘’Messi ka shqetësime në muskuj dhe dhimbje në gjurin e majtë’’ raporton Sportingnews.

PSG-ja është lidere e Grupit A me 7 pikë pas tri ndeshjeve, e ndjekur nga Manchester City me 6 pikë, Club Brugge me 4 pikë dhe e fundit është Leipzig pa pike.